Home Sport Zbulohet prapaskena që theu raportin mes CR7 e menaxherit Mendes

Zbulohet prapaskena që theu raportin mes CR7 e menaxherit Mendes

0

Më ço te Bayern Mynih ose Chelsea, përndryshe do të ndahemi”. Ky ka qenë ultimatumi i vendosur nga Cristiano Ronaldo ndaj menaxherit të tij historik, Jorge Mendes, verën e kaluar.

Ishte ekzaktësisht koha kur CR7 po kërkonte një rrugë shpëtimi nga Manchester United, pasi nuk arriti të kualifikohej në Champions. Lajmin e bën të ditur gazeta El Mundo, sipas së cilës përgjigja e menaxherit mund të përmblidhet në një “Ti je i çmendur”.

Gjeneza e thyerjes mes sulmuesit dhe Mendes do të datonte muaj më parë. Praktikisht, shumë kohë përpara intervistës së famshme me Piers Morgan dhe largimit nga Djajtë e Kuq. Edhe më parë citimit për Ronaldon si i çmendur. Madje, në atë kohë kishte disa thashetheme për të ardhmen e portugezit. Chelsea, i freskët nga ndryshimi i pronësisë, ishte i interesuar, por trajneri Thomas Tuchel kishte shprehur rezerva.

Fakti që Ronaldo nuk kishte marrë pjesë në përgatitjen e verës me United kishte ngritur më shumë se disa dyshime për kushtet e tij sportive. Edhe pse më vonë doli se mungesa e tij ishte e lidhur me gjendjen shëndetësore të së bijës. Bayern, nga ana tjetër, e kishte menduar jo pak, por CEO Oliver Kahn e përjashtroi përfundimisht mundësinë, duke sqaruar se nënshkrimi i CR7 nuk binte brenda filozofisë së klubit.

Exit mobile version