22.5 C
New York
Friday, June 13, 2025

Buy now

Zbulohet pllaka përkujtimore në Bonn, dikur ishte e vendosur aty Qeveria në ekzil e Kosovës

- Advertisement -

Në Bonn të Gjermanisë të enjten u bë zbulimi i pllakës përkujtimore, në vendin ku dikur ka qenë e vendosur Qeveria në ekzil e Kosovës.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, tha se kjo u bë sot më 12 qershor për Ditën e Çlirimit të Kosovës, sipas tij, kjo nuk është vetëm një akt simbolik, por një akt mirënjohjeje.

“Është një akt mirënjohjeje dhe respekti – fillimisht për historinë tonë, për njerëzit tanë, për institucionet tona të atëhershme që vepruan në kushte të jashtëzakonshme, si dhe për shtetin mik gjerman, i cili ishte i vetmi shtet që asokohe e lejoi funksionimin e Qeverisë në ekzil në territorin e tij”, ka thënë Ajeti.

 

Të ngjashme

Të fundit