Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë njëri prej çifteve më të njohur në botë, me miliona ndjekës në rrjetet sociale dhe prej figurave që përfitojnë nga reklamat dhe kampanjat e ndryshme.
Në fakt, bukuroshja latine raportohe se i merr në total 8 mijë euro nga brendet e ndryshme për t’ua reklamuar dhe promovuar produktet.
Por, këto nuk janë të hyrat e vetme mujore të saj.
Sipas spektaklit televiziv “Viva La Vida”, Ronaldo ia transferon në bankë të dashurës së tij Georgina nga 100 mijë euro çdo muaj.
Këto para asaj i shërbejnë për shpenzime dhe për përkujdesje për fëmijët e saj.
Georgina është ajo që kujdeset për fëmijët thuajse gjatë tërë kohës, duke e pasur parasysh se futbollisti 37 vjeçar ka angazhime të shumta dhe e ka orarin e ngjeshur.
Ronaldo ndërkohë paguhet disa dhjetëra miliona euro në muaj, nga rroga në Manchester United dhe nga marketingu.