Klubet e Superligës e kanë mësuar sot kalendarin e garave për edicionin e ri 2022/23.
Shorti u hodh në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, ndërsa klubet elitare i mësuan kundërshtarët një pas një të nëntë xhirove, respektivisht të rrethit të parë të garave.
Siç dihet, ekipet përballen në mes vete me sistem të katërfishtë, ndërsa sezoni zgjat 36 xhiro.
Derbin e parë do ta shohim në xhiron e tretë, kur do të përballen Prishtina me Dritën.
Ndërsa, në atë të pestë, kryeqytetasit do ta presin kampionin aktual, Ballkani.
Therandasit do ta zhvillojnë një tjetër ndeshje të madhe në xhiron pasuese, duke i bërë gosti Dritës.
Kurse, derbi më i madh lokal në Kosovë, ai në mes të Dritës dhe Gjilanit do të zë vend në xhiron e shtatë.
Rrethi i parë i garave mbyllet me një tjetër ndeshje interesante, atë në mes të Ballkanit me Gjilanin.
Sezoni i ri i Superligës do të fillojë më 13 gusht.
Java e parë:
Gjilani – Ferizaj
Malisheva – Ballkani
Drenica – Llapi
Trepça ‘89 – Drita
Dukagjini – Prishtina
Java e dytë:
Drita – Dukagjini
Ferizaj – Prishtina
Llapi – Trepça ‘89
Ballkani – Drenica
Gjilani – Malisheva
Java e tretë:
Malisheva – Ferizaj
Trepça ‘89 – Ballkani
Drenica – Gjilani
Dukagjini – Llapi
Prishtina – Drita
Java e katërt:
Llapi – Prishtina
Ballkani – Dukagjini
Gjilani – Trepça ‘89
Ferizaj – Prishtina
Malisheva – Drenica
Java e pestë:
Trepça ‘89 – Malisheva
Dukagjini – Gjilani
Prishtina – Ballkani
Drita – Llapi
Drenica – Ferizaj
Java e gjashtë:
Ballkani – Drita
Ferizaj – Llapi
Gjilani – Prishtina
Malisheva – Dukagjini
Drenica – Trepça ‘89
Java e shtatë:
Dukagjini – Drenica
Trepça ‘89 – Ferizaj
Prishtina – Malisheva
Drita – Gjilani
Llapi – Ballkani
Java e tetë:
Gjilani – Llapi
Malisheva – Drita
Ferizaj – Ballkani
Drenica – Prishtina
Trepça ‘89 – Dukagjini
Java e nëntë:
Prishtina – Trepça ‘89
Drita – Drenica
Llapi – Malisheva
Dukagjini – Ferizaj
Ballkani – Gjilani