Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një shtëpi në Prishtinë që shërbente si laborator për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara si pasaporta, karta identiteti dhe patentë shoferë.
Sipas njoftimit më 24 janar është ndaluar një automjet në Prishtinë, ku ka gjetur dokumente të zbrazëta të shteteve të ndryshme të botës.
“Shoferi me inicialet (F.K.) u arrestua dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se gjatë bastisjes janë sekuestruar dëshmi relevante, makina laserike, printerë, mbi 20,000 mikroçipa dhe mijëra dokumente nga 51 shtete të ndryshme të botës.
“Ky rast po hetohet si “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Krim i organizuar” nga Prokuroria Speciale”, bëhet e ditur në njoftim.