Në Llaushë të Skenderajt u bë zbulimi i memorialit të daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Numër i madh i qytetarëve nga e gjithë Kosova u bënë bashkë sot,sikur para 27 vjetëve, kur në Llaushë dolën publikisht, për herë të parë, ushtarët u Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
E veçanta e ngritjes së flamurit në oborrin e shkollës, Halil Geci, ishte ngritja e tij nga vet ushtarët e Brigadës 112, Arben Haliti.
Arber Geci, nismëtar i ndërtimit të memorialit, solli në kujtime ditët kur u vendos që përfundimisht UÇK-ja të dalë publikisht.
22 ushtarë të armatosur, me ideal të qartë, u pozicionuan në 4 pika, pas gjysmë ore konvoji i policisë serbe niset për ne Vajnikë, por pengohet nga ushtarët e UÇK-së, pas dy orë luftimesh, forcat serbe u tërhoqën,të tërbuar nga humbja, të cilët deri në Skenderaj u përcollën me plumba. Nga luftimet mbeti i plagosur Halit Geci,mësues në Llaushë. Vrasja e tij ishte moment i dhimbshëm, por u kthye në ideal që ushtarët e lirisë të vendosin të dalin publikisht. Varrimi i tij u vendos për datën 28 dhe, në të njëjtën kohë, u vendos dalja publike e UÇK-së, të tre ushtarëve që s’do të identifikoheshin”, tha Geci.
Ai kujtoi që shfaqja e tre burrave në emër të UÇK-së rrëzoi krejt dilemat që kishte në popull.
“Gjithçka ishte përgatitur me detaje për ditën qe do të shënonte kthesë të madhe për ti dalë përballë makinerisë vrastare serbe! UÇK-ja fitoi mbështetje brenda dhe jashtë kufijve për ushtrinë e lirisë”.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka thënë se shfaqja e kësaj ushtrie që më nuk duronte shtypjen u bë në ditën më të rëndësishme të popullit shqiptar.
“Luftuan me guxim, edhe pse të pabarabartë, deri në çlirimin e vendit, ky moment do të shërbejë si fakt historik për të ardhmen e vendit tonë, UÇK-ja bëri të mundur një aleancë mes ushtrisë kombëtare me aleancën më të madhe ushtarake të botës”, tha Nura.