Një raportim i ri ka zbuluar lokacionin sekret se ku do të mbahet seanca për 115 akuzat e Ligës Premier ndaj Manchester Cityt.
Seanca për rregullat që dyshohet se i ka thyer Manchester City, që njëherësh po konsiderohet edhe si ‘gjyqi i shekullit’, më në fund ka filluar të hënën pas një hetimi të gjatë që iu bë kampionëve në fuqi të Anglisë.
Është një moment tejet i rëndësishëm si për Cityn ashtu edhe për Ligën Premier, pasi rezultati i kësaj seance pritet që t’i jap formë futbollit anglez për vitet në vazhdim.
115 akuzat kryesisht kanë të bëjnë me një periudhë nëntë vjeçare nga 2009 deri në 2018, aty ku City akuzohet për thyerje të ndryshme të rregullave, të cilat klubi i ka mohuar që të gjitha.
City është akuzuar se kanë dështuar që të ofrojnë informacione të sakta financiare, detaje të sakta për lojtarët dhe pagesat që u janë bërë atyre dhe menaxherëve, duke supozuar kështu se kanë thyer rregullat e profitit dhe qëndrueshmërisë (PSR), kanë dështuar që të jenë në përputhje me rregullat financiare të UEFA-s (FFP) dhe nuk kanë bashkëpunuar me hetimet e Ligës Premier.
Dënime nga më të ndryshme janë përmendur për Cityn në rast se shpallen fajtor, duke filluar që nga gjobat e deri tek zbritja e pikëve dhe përjashtimi eventual nga kampionati anglez.
Daily Mail tani ka konfirmuar se Qendra Ndërkombëtare e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve (IDRC), e cila është vetëm dy minuta larg Katedralës së Shën Palit në qendër të Londrës, si lokacion për seancën gjyqësore.
Çmimet në atë ndërtesë për të aranzhuar dhomën kryesore fillojnë nga 1,125 euro deri në 4,845 euro.
Seanca pritet që të zgjasë rreth dy muaj, sidoqoftë, verdikti final i kësaj çështje duke përfshirë edhe ndonjë apel të mundshëm, nuk pritet që të arrihet deri verën e ardhshme.