21.6 C
New York
Tuesday, August 12, 2025

Buy now

Zbulohet klauzola e re lirimit e Nico Williams pasi i dështoi transferimi tek Barcelona

- Advertisement -

Në fillim të verës, Barcelona ishte shumë pranë transferimit të Nico Williams nga Athletic Bilbao, duke sinjalizuar gatishmërinë për të paguar klauzolën e tij të lirimit

Klubi katalanas ishte i gatshëm të shpenzonte 58 milionë euro për të mbyllur marrëveshjen, por në fund nuk u arrit asnjë marrëveshje, dhe sulmuesi spanjoll nënshkroi një kontratë të re 10-vjeçare në ‘San Mames’. 

Barcelona nuk kishte menduar ta afrojnë Williamsin këtë verë, pasi ai i kishte refuzuar një propozim të ngjashëm 12 muaj më parë. 

Megjithatë, pasi agjenti i lojtarit dha një sinjal për mundësi bashkëpunimi, Barca ndërmori lëvizje të shpejta. 

Në parim, u arrit marrëveshje për kushtet personale, por përpara se katalanasit të paguanin klauzolën e lirimit, 22-vjeçari ndryshoi mendje dhe nënshkroi kontratën e re me Bilbaon. 

Si pjesë e saj, klauzola e lirimit së Williamsit u rrit ndjeshëm. Kjo do të thotë që Barcelona do të mund ta kishte marrë për 58 milionë euro vetëm së fundmi, por për ta larguar nga Athletic në të ardhmen do të duhet që të paguajë të paktën 90 milionë euro, sipas raportimeve të Estadio Deportivo. 

Tashmë, pasi u injoruan nga Williams në verën e 2024-tës dhe edhe këtë verë, Barcelona kanë deklaruar se nuk do të tentojnë më ta nënshkruajnë atë. 

Klauzola e re prej 90 milionë eurosh e bën transferimin jashtëzakonisht të vështirë, sidomos duke pasur parasysh vështirësitë financiare të klubit katalanas.

Të ngjashme

Të fundit