6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Zbulohet identiteti i personit që u vra me armë zjarri në Kaçanik

- Advertisement -

Një person ka mbetur i vrarë në lokacionin e njohur si “Fusha e Pajtimit”, në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.

Mediat lokale kanë raportuar se personi i vrarë është 30 vjeçari, Hasan Berisha, nga Dubrava përcjellë Scanner.

Përveç viktimës, i plagosur ka mbetur edhe një person.

Lidhur me këtë rast, nga Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt kanë deklaruar se policia ka pranuar informatën se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit.

“Policia e kishte marrë informacionin se dy persona kishin marrë plagë nga arma e zjarrit. Mjeku prezent në vendin e ngjarjes e ka konfirmuar vdekjen e viktimës.Ndërsa, personi tjetër i lënduar është transportuar për ndihmë mjekësore në Ferizaj, dhe më pas në Prishtinë”,ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Gjithashtu Veseli shtoi se policia është në vendin e ngjarjes dhe se po heton zbardhjen e këtij rast.

https://www.facebook.com/378355685524682/posts/5875043342522528/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit