10.5 C
New York
Thursday, March 13, 2025

Buy now

Zbulohet emri i klubit që do ta rivalizojë Bayernin për Manen

- Advertisement -

Sadio Mane do të largohet nga Liverpooli gjatë kësaj vere.

Futbollisti senegalez ka nevojë për një eksperiencë të re.

Dhe, interesimi i klubeve të mëdha evropiane për sulmuesin e rrezikshëm sa vjen e shtohet.

Klubi i parë që ia vuri syrin futbollistit këmbëshpejtë ishte Bayern Munichu.

Por, klubi gjerman nuk është i vetmi që e do Sanen.

Për këtë siguron mediumi gjerman “Bild”,

Tash, në garë për 30 vjeçarin është futur edhe Paris Saint-Germaini.

Kampioni francez do të mundohet ta sfidojë gjigantin bavarez për ta bërë të vetin futbollistin.

Mediat e huaja sot shkruan se Mane ka arritur marrëveshje personale me bavarezët, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Për këtë, PSG-ja ka arsye të shpresojë ende që ta transferojë futbollistin nga Senegali.

Mane ka qenë njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në Premierligë viteve të fundit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit