0.1 C
New York
Saturday, January 25, 2025

Buy now

Zbulohet e ardhmja e Rrahmanit

- Advertisement -

Drejtuesit e Rapid Bukureshit kanë konfirmuar interesimin e skuadrës së Benficas për sulmuesin e Kosovës, Albion Rrahmani.

Në fakt, këtë e ka konfirmuar presidenti i Rapidit, Daniel Niculae, i cili ka thënë se aktualisht nuk ka asnjë kontakt mes dy skuadrave.

Krahas Benficas, interesim për Rrahmanin ka shfaqur edhe Aston Villa por edhe skuadra tjera evropiane, ka bërë të ditur Niculae.

“Kam dëgjuar diçka për interesimin e Benficas. Pati afrime nga skuadra të tjera. E di që kanë pyetur për të , por nuk e di nëse interesimi është serioz. Ai është një lojtar interesant. Kam marrë shumë telefonata për të, por gjithçka do të varet nga situata”, ka thënë Niculae.

Rapidi po kërkon të paktën 8 milionë euro për kartonin e Rrahmanit, të cilin e bleu nga Ballkani vitin e shkuar për 600 mijë euro.

23-vjeçari ka kontratë me Rapidin deri në vitin 2026, ndërsa këtë edicion ka 15 gola.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit