Të ndarë në katër grupe, dhjetëra të dyshuar për manipulim votash u dërguan në Gjykatën e Prizrenit për seancën ku do tu caktohet masa e paraburgimit.
Dikush nga ta nuk deshi të identifikohet ndaj mbuloi fytyrën e dikush u bë edhe për mjek.
Në kërkesën e Prokurorisë të cilën e ka siguruar Klan Kosova potencohet se të ndaluarve duhet t’iu caktohet paraburgimi dhe të mbahen në qeli. Pasi, siç u tha, të njëjtit mund të ndikojnë te dëshmitarët.






