11.6 C
New York
Wednesday, March 5, 2025

Buy now

Zbulohet detaji interesant,si e zbuloi Shakira tradhtinë e Pique përmes reçelit

- Advertisement -

Shakira dhe Pique padyshim ishin protagonistët e vitit 2022, fatkeqësisht për ndarjen e tyre.

Dyshja që tashmë ka ndarë rrugët e tyre befasuan të gjithë me vendimin teksa më vonë u zbulua edhe lidhja e re e futbollistit.

Sipas mediave spanjolle lidhja kishte pësuar krisje që më parë por godtjen finale e mori kur Shakira zbuloi lidhjen e partnerit të saj me një nga vajzat e kompanisë së tij.

Sipas programit ‘Socialité’ të Kanalit Spanjoll Telecinco, këngëtarja kolumbiane do të kishte vërejtur që kishte diçka që nuk shkonte pasi në shtëpi kishte një konsum të madh të reçelit. Futbollisti nuk ha reçel, kështu që kur Shakira nuk ishte atje me sa duket dikush tjetër ishte duke e konsumuar.

Programi në fjalë në fakt ka zbuluar se “Toast With Jam” është “mëngjesi i preferuar” nga Clara Chía Martí, partnerja e re e Piqué. Një zbulim me të vërtetë i hidhur – në një kontradiktë tallëse me ëmbëlsinë e reçelit – për Shakirën e cila tani është gati të lërë gjithçka pas dhe të ndryshojë plotësisht faqe.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit