Kylian Mbappe do të prezantohet si lojtar i Real Madridit, më datën 16 korrik.
“Santiago Bernabeu” do të jetë vendi ku Mbappe do të njoftohet me tifozët e Realit.
Pritet të jetë një numër i madh i tifozëve madrilienë që do të jenë të pranishëm në stadium për të parë sulmuesin francez për herë të parë në fanellën e bardhë.
Mbappe do të jetë lojtar i Real Madridit që nga data 1 korrik i këtij viti, pasi do t’i përfundojë kontrata me Paris Saint-Germainit.
Ai tashmë është zyrtarizuar nga klubi i Real Madridit, teksa vet lojtari theksoi se i është përmbushur ëndrra me kalimin në “Santiago Bernabeu”.