27.6 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Zbulohet çmimi i katër objektivave të Realit

- Advertisement -

Real Madridi nuk e ka transferuar ende një sulmues të madh pas largimit të Karim Benzemas.

Njëri prej objektivave të “Los Blancos” është edhe Lautaro Martinez.

Sipas mediumit spanjoll “Sport”, gjiganti spanjoll e ka kërkuar nga Interi çmimin e kartonit të sulmuesit argjentinas.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, “Nerazzurri” e vlerësojnë kampionin e botës afro 70 milionë euro.

Krahas Lautaros, “Merengues” e kanë në radar edhe Harry Kanen e Tottenhamit, i cili megjithatë duket se e preferon më shumë Bayern Munichun.

Vlera e sulmuesit anglez është 120 milionë euro.

Kurse, opsion i tretë i madrilenëve është Dusan Vlahovic, për të cilin Juventusi i kërkon 80 milionë euro.

Për momentin, duket më i vështirë transferimi i Kylian Mbappes, për të cilin Paris Saint-Germaini i kërkon 250 milionë euro. /Express/

Të ngjashme

Të fundit