Hansi Flick është njeriu e do Marcus Rashfordin në Barcelonë dhe atë shkaku që mund të mbyllojë dy pozita të rëndësishme.
Flick dëshiron e Rashfordin për shkak të shkathtësisë së tij për të gjetur në vijën e sulmit.
Trajneri gjerman beson se sulmuesi anglez mund të luajë në të majtë dhe gjithashtu si sulmues kryesor.
Ardhja e Rashford mund të bëhet e mundur në formë huazimi me opsion blerje.
Megjithatë, Barça do të duhet të mendojë se si të paguajë pagën e tij të madhe që e merr te Man Utd. Anglezi ka një pagë prej 18.5 milionë euro në vit te gjiganti i “Old Trafford”.
Nëse Barça nënshkruan me Rashford nga Manchester United, ata do të duhet të largojnë disa lojtarë në sulm, në veçanti, Ansu Fatin.
Rashford nuk ka luajtur për Man United që nga mesi i dhjetorit, pasi u largua nga ekipi i parë me vendim të trajnerit Ruben Amorim.