13.4 C
New York
Monday, December 30, 2024

Buy now

Zbulohet arsyeja qesharake që çoi deri tek prishja e raporteve mes Ronaldos dhe Ten Hagut

- Advertisement -

Cristiano Ronaldo u largua nga Manchester Unitedi për herë të dytë brenda pak viteve ndërsa tani detaje të reja janë zbuluar që ilustrojnë prishjen e raporteve të tij me Erik Ten Hag.

Ronaldo kaloi dy periudha të ndryshme në ‘Old Trafford’, e para e cila zgjati mes viteve 2003 dhe 2009 atëherë kur ai u bë lojtari më i mirë në botë dhe më pas u largua për 80 milionë euro tek Real Madridi.

Periudha e tij e dytë tek Unitedi nuk shkoi aq mirë sa pritej, pasi Ronaldo iu ribashkua atyre nga Juventusi në vitin 2021.

Përkundër faktit se shënoi 24 gola në sezonin 2021/2022, pati një prishje totale të raporteve mes portugezit dhe teknikut holandez.

Pas një interviste që bëri bujë të madhe me Piers Morgan aty ku Ronaldo kritikoi disa aspekte të ndryshme të klubit dhe Ten Hagut, kontrata e lojtarit u shkëput me marrëveshje të dyanshme.

Ronaldo më pas u transferua në Arabi tek Al-Nassr, aty ku vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite dhe ka 68 gola në 75 ndeshje.

Tani detaje të reja janë zbuluar mbi atë se çfarë e kishte shkaktuar ftohjen e raporteve mes të dy palëve.

Sipas Manchester Evening News, fakti që Ronaldo mbante veshur një vath gjatë stërvitjeve ishte shkaktar i një përplasje mes palëve, pasi Ten Hag i kishte bërë me dije lojtarëve se nuk janë të lejuar që të mbajnë bizhuteri.

Kishte një ndryshim të politikës në krahasim me trajnerët e tjerë të Ronaldos tek Unitedi, Ole Gunnar Solskjaer dhe Ralf Rangnick dhe ishte diçka që shkaktoi një problem.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit