Është bërë e ditur arsyeja pse Kevin De Bruyne po refuzon kalimin në Arabinë Saudite, duke e përjashtuar si destinacion të mundshëm edhe në rast largimi nga Manchester City.
Man City nuk kanë qenë në gjendje të llogarisin në shërbimet e De Bruyne për shumë ndeshje këtë sezon, por që prej se belgu u rikthye nga lëndimi ai i ka rikujtuar të gjithëve se sa i mirë është.
De Bruyne ka shënuar dy gola dhe ka bërë tetë asistime në 11 paraqitje që prej se u rikthye nga lëndimi i muskulit hamstring, që bëri që ai të mbetej jashtë fushave për më shumë se katër muaj.
Ai padyshim është lojtari më i mirë në Ligën Premier për momentin, por e ardhmja e tij në “Etihad Stadium” mbetet e pasigurt.
The Athletic ka raportuar se City nuk ka hapur ende bisedimet për një kontratë të re, por belgu ka planifikuar që të nënshkruajë një marrëveshje të re dhe potencialisht të pensionohet në ekip në moshën 35-vjeçare.
De Bruyne mund ta ketë ende atë qëllim, por arsyeja kryesore pse ai me gjasë do të refuzojë Arabinë Saudite edhe një herë tjetër, është për shkak se ai dhe familja e tij nuk po e pëlqejnë shumë këtë lëvizje.
Raporti shton më tutje se De Bruyne gjithmonë e kishte konsideruar mundësinë për tu pensionuar në MLS, në rast se nuk e bën këtë tek City.
Megjithatë klubet arabe do të mbeten me shpresën se do ta joshin De Bruyne për kalim në Lindjen e Mesme gjatë verës, kryesisht për faktin se drejtori sportiv i Ligës Saudite, Michael Emenalo, kishte lidhje personale me De Bruynen, pasi e ndihmoi Chelsean që të nënshkruante me të në 2012, atë kohë kur ishte lojtar i Genkut.