22.4 C
New York
Tuesday, September 9, 2025

Buy now

Zbulohet arsyeja e vërtetë e shkarkimit të Mourinhos

- Advertisement -

Presidenti i Fenerbahçes, Ali Koç, ka zbuluar arsyen e vërtetë pse Jose Mourinho u shkarkua, duke e quajtur futbollin e portugezit “TË PAPRANUESHËM.”

Mourinho, 62 vjeç, u largua vetëm disa ditë pas humbjes në play-off-in e Champions League ndaj Benficës, megjithëse sezonin e kaluar e çoi Fenerbahçen në vendin e dytë, ndërkaq shumë menduan se eliminimi evropian ishte vendimtar, por i pari i Fenerit këmbënguli ndryshe:

“Pse e lamë Mourinhon? Ishte një ndarje e hidhur… Por ne kishim nevojë të luanim më dominues, të shënonim 99 gola dhe të merrnim 99 pikë është në ADN-në tonë. Të eliminoheshim nga Benfica nuk ishte problemi. Por mënyra si u eliminuam ishte e papranueshme. U ndje sikur i njëjti futboll i mërzitshëm nga viti i kaluar do të vazhdonte. Ky lloj futbolli mund të funksionojë në Europë, por në Turqi duhet të dominojmë.”

Mourinho tani lidhet me një rikthim në Premier League, me Nottingham Forest dhe West Ham mes klubeve të interesuara.

Ish-mesfushori i Gjermanisë, Didi Hamann, tha:

“Ai nuk ka drejtuar në Premier League për një kohë… Por për një apo dy sezone, ende e shoh të bëjë magji. A është i suksesshëm si 10 vite më parë? Jo, por për një apo dy vjet? Po, do të më pëlqente ta shihja. Ende mendoj se ka një ose dy vite të mira brenda tij.”

Mourinho është lidhur edhe me Rangers, por Hamann e sheh pak të mundshme:

“Nuk e shoh dot Mourinhon në Skoci. Por nga ana tjetër, ai na ka habitur edhe më parë, dhe mund të na habisë sërish.”

Të ngjashme

Të fundit