1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Zbulohet arsyeja e ndarjes së Tom Cruise nga partnerja e tij

- Advertisement -

Aktori dëshiron të jetë i fokusuar dhe përkushtuar vetëm tek karriera

Pak muaj më parë mediat rozë bënë më dije lajmin e ndarjes së Tom Cruise nga partnerja e tij e fundit. Por shpejt mediat e huaja filluan të aludonin se cilat mund të kishin qenë arsyet që çuan në ndarjen e aktorit nga bukuroshja Elsina Khayrova.

Ato shpejt filluan të sillnin në vëmendje paralajmërimet e ish-bashkëshortit të bukuroshes ruse për Cruise që të ishte i vëmendshëm pasi 36-vjeçares i pëlqente luksi i shfrenuar. Për më tepër, ai nuk hezitoi ta këshillonte aktorin që të mbante “sytë hapur dhe gjithashtu, portofolin”. Dmitry Tsvetkov shkoi aq larg sa pretendoi se në 11 vjet martesë, Khayrova shpenzoi më shumë se 10 milionë euro për rroba dhe çanta.

Ndarja e tyre u bë kryefjala e mediave pasi miliona para ishin në  lojë, duke përfshirë një rezidencë në Angli, 5 apartamente në Londër, një Bentley dhe një Ferrari, plus bizhuteri ‘Cartier’ dhe vepra arti.

Tabloidi britanik “Page Six” thotë se Tom Cruise u nda nga e dashura e tij për të shmangur problemet me ish-bashkëshortin e saj.

Megjithatë, media “Marca” e cila citon një person nga ekipi i besuar i aktorit  ka dhënë një tjetër arsye të ndarjes. Mësohet se Cruise ka sy vetëm për aktrimin dhe vetëm kështu ka arritur të qëndrojë të jetë kaq i suksesshëm për kaq shumë vite.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit