27.3 C
New York
Friday, June 20, 2025

Buy now

Zbulohen votat për fituesin e Topit të Artë, ja sa pati më shumë Messi se Haalandi

- Advertisement -

Lionel Messi e fitoi për herë të tetë Topin e Artë në karrierë, çmim që ndahet nga revista franceze “France Football”.

Tashmë janë zbuluar edhe votat që kanë shkuar për futbollistët të cilët ishin të nominuar.

Fituesi, Messi mori 462 pikë, 105 më shumë se Erling Haaland, i cili është renditur në vendin e dytë, me 357 pikë.

Në vendin e tretë është Kylian Mbappe, i cili zuri vend në podium me 270 pikë.

Është me rëndësi të përmendet se nga Franca kanë votuar për Erling Haalandin, që ta fitojë Topin e Artë.

Si duket Argjentina me triumfin në finale të Kampionatit Botëror ka lënë shije të hidhur te francezët.

Teksa vlen të ceket se Shqipëria ka votuar për Messin.

May be an image of 1 person, playing American football and text that says "BALLON D'OR POINTS 1 MESSI 462 PTS 2 HAALAND 357 PTS 3 MBAPPÉ 270 PTS 4 DE BRUYNE 5 RODRI 100 PTS 6 57 PTS VINICIUS JR 49 PTS 7 ÁLVAREZ 8 OSIMHEN 28 PTS 24 PTS BERNARDO 20 PTS 10 MODRIĆ 19 PTS"

Të ngjashme

Të fundit