Sipas raportimeve nga “Calcio e Finanza”, UEFA do të shpërndajë një shumë rekord prej 2.437 miliardë eurosh për 36 klubet pjesëmarrëse në edicionin 2025/26 të Ligës së Kampionëve.
Të ardhurat neto për klubet do të ndahen sipas tri shtyllave kryesore:
27.5% për tarifat e pjesëmarrjes, me një total prej 670 milionë euro;
37.5% për bonuset e performancës dhe të kualifikimit, me një total prej 914 milionë euro;
35% për “shtyllën e vlerës”, e cila përfshin tregun televiziv dhe renditjen historike, me 853 milionë euro në total.
Pjesëmarrja në fazën e grupeve do t’u sjellë klubeve 18.62 milionë euro secilit. Për çdo ndeshje të zhvilluar në këtë fazë, bonusi do të varet nga rezultati:
2.1 milionë euro për fitore
700 mijë euro për barazim
Përveç këtyre, do të shpërndahet një bonus i veçantë për renditjen përfundimtare në grup, me një fond prej 666 pjesësh të barabarta me vlerë fillestare 275,000 euro për secilën. Ekipi i renditur i fundit në grup do të marrë një pjesë (275,000 €), ndërsa ekipet e tjera do të përfitojnë më shumë, sipas renditjes përkatëse.
Çmimet për fazat eliminatore janë si më poshtë:
Kualifikimi për fazën eliminatore: 1 milion euro
Raundi i 16-tave: 11 milionë euro
Çerekfinalet: 12.5 milionë euro
Gjysmëfinalet: 15 milionë euro
Finalja: 18.5 milionë euro për finalistët
Fitorja në finale: 6.5 milionë euro shtesë për kampionin
Kjo strukturë e re financiare vjen në kuadër të formatit të ri të Ligës së Kampionëve, që do të nisë nga sezoni 2025/26, duke rritur ndjeshëm potencialin ekonomik për klubet pjesëmarrëse.