14.9 C
New York
Saturday, October 25, 2025

Buy now

Zbulohen prapaskenat: Bruno Fernandes diskutoi me Ronaldon për “pagën astronomike” që i ofroi gjiganti arab

- Advertisement -

Bruno Fernandes kërkoi mendimin e Cristiano Ronaldos kur po shqyrtonte mundësinë e largimit nga Manchester United për t’u bashkuar me Al-Hilal në Arabinë Saudite gjatë verës.

Kapiteni i United zbuloi se foli me bashkëlojtarin e tij të kombëtares së Portugalisë kur mori ofertën fitimprurëse, por e refuzoi atë pas diskutimeve me familjen dhe trajnerin Ruben Amorim.

Në fund, Fernandes e refuzoi ofertën sepse donte të qëndronte te United dhe të vazhdonte të konkurronte në Premier League, por pranoi se fillimisht iu drejtua Ronaldos.

“Fola me Cristianon për situatën, për Arabinë dhe gjithçka. Nuk do të thoja çfarë më tha, por folëm për këtë”.

 Bruno Fernandes dhe Cristiano Ronaldo

“Sigurisht, tani ai ka një trajner që foli gjithashtu me mua në atë kohë. Ai ishte te Al-Hilal tre vite më parë, dhe gjëja e parë që më tha ishte: ‘A je shumë i shtrenjtë për klubin?’ Unë i thashë: ‘Nuk ka lojtarë të shtrenjtë për atë klub’”.

“Por i thashë të njëjtën gjë, nuk isha i etur për t’u larguar, për të shkuar në Arabinë Saudite, sepse doja të qëndroja në klub”.

“Dhe ai është një trajner me të cilin kam një marrëdhënie të shkëlqyer. Ai ishte ai që besoi tek unë për të shkuar te Sporting dhe për të luajtur në skenat më të mëdha”.

“Por Cristiano më tha mendimin e tij për atë që duhej të bëja. Ishte e rëndësishme për mua, sigurisht, me gjithë përvojën që ai ka dhe gjithçka, ishte e rëndësishme për mua të dëgjoja se çfarë mendonte. Por, sigurisht, vendimi gjithmonë do të ishte i imi dhe i klubit”, ka thënë Fernandes./Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit