19.3 C
New York
Monday, September 15, 2025

Buy now

Zbulohen prapaskenat: Ancelotti këshillon Endrick të largohet nga Reali

- Advertisement -

Talenti brazilian Endrick mund të largohet nga Real Madridi qysh në afatin kalimtar dimëror, me përzgjedhësin e Brazilit Carlo Ancelotti që i ka rekomanduar një huazim të shkurtër për të fituar eksperiencë.

Edhe pse vlerësohet lartë te Real Madridi, Endrick ka dështuar që të luajë vazhdimisht.

Trajneri Xabi Alonso e sheh lojtarin si mjaftë të talentuar, megjithatë preferon emra të tjerë në formacionin bazë.

Sipas “Calciomercato24”, Ancelotti i ka sugjeruar brazilianit që të largohet te ndonjë klub italian, në mënyrë që të rritet dhe të fitojë eksperiencë para Kupës së Botës 2026.

Endrick thuhet se po e konsideron seriozisht këtë veprim shkaku që dëshiron të jetë pjesë e Brazilit në Kupën e Botës, që do të mbahet në ShBA, Kanadë dhe Meksikë.

Disa klube të Serie A mund të përfitojnë nga talenti i Endrick, me Napolin dhe AC Milanin që thuhet se kanë shprehur interesim./Telegrafi/

 

Të ngjashme

Të fundit