Më shumë se 10 mijë varre të reja janë gjetur në dhe rreth Mariupolit, në Ukrainën jugore, sipas një zbulimi nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Associated Press.
Agjencia e lajmeve e bëri zbulimin pasi analizoi pamjet me dron dhe video gjatë rrjedhës së pushtimit rus në qytet, shkruan Skynews.
Mund të ketë disa trupa në secilin varr, thuhet nga Associated Press, duke shtuar se numri i të vdekurve në qytet mund të jetë më i madh se 25 mijë të parashikuara nga zyrtarët e qytetit.
Gjithashtu thuhet se pushtuesit po planifikojnë të shkatërrojnë rreth 50 mijë shtëpi në qytet.