18.3 C
New York
Friday, May 30, 2025

Buy now

Zbulohen kushtet e Lamine Yamal, kërkon t’i gjuajë edhe penalltitë

- Advertisement -

Barcelona u kufizua në dhënien e një informacioni më të detajuar në deklaratën që dërgoi në orën 20:21 të mbrëmjes, pasi firmosi zyrtarisht rinovimin e Lamine Yamal deri në vitin 2031.

Megjithatë, në përputhje me zgjatjet dhe nënshkrimet e fundit të kontratës, ai nuk e shtoi shumën e klauzolës së përfundimit.

Sipas “Mundo Deportivo”, “liria” mbetet e vendosur në 1 miliard euro. Kjo shifër ishte ajo që Barça njoftoi më 2 tetor 2023, kur ai nënshkroi rinovimin e tij të mëparshëm.

Barcelona nuk e ka modifikuar klauzolën, sepse dokumenti i nënshkruar nga Yamal të martën është një rregullim i kontratës që ai tashmë e kishte, me kushte shumë më të mira page pas asaj që ai ka treguar në fushë me fanellën blaugrana gjatë dy sezoneve të fundit.

Shifrat e pagës së tij janë plotësisht sekrete, por kontrata përfshin një bonus nëse ai fiton “Topin e Artë”. Leo Mesi kishte një të tillë për çmimin “FIFA The Best”.

Ceremonia zyrtare e së martës në zyrat e Barcelonës nuk përfshiu shpërndarjen e imazheve nga klubi në zyrën e presidentit Joan Laporta dhe pjesës tjetër të pjesëmarrësve, përfshirë Jorge Mendesin, përfaqësuesin e lojtarit dhe disa anëtarë të familjes së Lamine Yamal, siç janë prindërit e tij.

Megjithatë, Lamine kërkoi që fotografitë të mos shpërndaheshin deri pas kthimit të tij nga pushimet më 13 korrik, që përkon me datëlindjen e tij të 18-të.

Ndërkaq, gazeta “Mundo Deportivo” ka siguruar dhe hollësi të tjera nga kontrata e Yamal.

Sipas saj, ylli i ri i Barcelonës ka kërkuar më shumë duke nisur nga sezoni i ri, përcjell Panorama.

Nuk po flasim për para, sepse ato ia ka ofruar tashmë klubi.

Ai ka kërkuar më shumë protagonizëm. Që do të thotë që ai të jetë një ndër ekzekutuesit e penalltive në ekip dhe një nga ekzekutuesit e goditjeve standarde.

Gjëra këto që duhet t’i ketë parasysh dhe trajneri Hansi Flick.

Të ngjashme

Të fundit