13 C
New York
Friday, December 19, 2025

Buy now

Zbulohen klubet që e duan Lewandowskin

- Advertisement -

E ardhmja e Robert Lewandowskit te Barcelona mbetet e paqartë, ndërsa interesi për të po shtohet. Sipas BBC, një klub i MLS ka nisur kontaktet me sulmuesin polak.

Kontrata aktuale e Lewandowskit me Barcelonën është e vlefshme deri më 30 qershor 2026. Deri tani nuk ka sinjale zyrtare nëse do t’i ofrohet rinovim apo do të largohet si lojtar i lirë.

Mediat spanjolle raportojnë se 37-vjeçari dëshiron të qëndrojë te Barcelona, madje duke pranuar edhe ulje page. Vendimi përfundimtar pritet të varet nga trajneri Hansi Flick dhe drejtuesit e klubit.

Ndërkohë, Chicago Fire ka shfaqur interes konkret për transferimin e tij në MLS. Prioritet për lojtarin mbetet Barcelona, por në skenë janë edhe opsione të tjera, përfshirë Arabinë Saudite dhe Inter Miami.

Të ngjashme

Të fundit