8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Zbulimi në Kalanë e Vuçakut, Kurti: Altari romak ka një rëndësi të veçantë si dëshmi e jetës dhe kulturës

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për gërmimet arkeologjike në Kalanë e Vuçakut të Drenasit, ku ekipi arkeologjik ka zbuluar një altar romak i shekullit të tretë i erës sonë, një spolia e ripërdorur në ndërtimin e kalasë së periudhës së Justinianit 527–565 para erës sonë.

Kurti e ka vlerësuar zbulimin si një dëshmi të rëndësishme të historisë dhe kulturës së vazhdueshme të Kosovës.

“Gërmimet sapo kanë filluar në Kalanë e Vuçakut të Drenasit, dhe ekipi arkeologjik tashmë ka bërë zbulimin e tij të parë të rëndësishëm, në muret rrethuese të kalasë: një altar romak që daton nga shekulli i tretë të e.s., një spolia e ripërdorur në ndërtimin e kalasë së periudhës së Justinianit (527–565 e.s.). Altari ka një rëndësi të veçantë si dëshmi e jetës dhe kulturës së vazhdueshme nga parahistoria dhe antikiteti deri në mesjetë”, ka shkruar Kurti në X.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit