Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se xhirollogaira e Komunës së Suharekës është aktive tashmë.
Të hënën, Komuna e Suharekës ishte njoftuar për bllokimin e xhirollogarisë bankare, gjë për të cilën kishte reaguar edhe Asociacioni i komunave të Kosovës (AKK).
Por, sot llogaria komunale është aktivizuar. Për këtë njoftoi Muharremaj përmes rrjetit social Facebook.