18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Zbatimi i zotimeve të Kosovës vlerësohet kyç për anëtarësimin në KiE

- Advertisement -

Edhe një herë tjetër, Kosovës i janë rikujtuar zotimet e saj e njëherit, edhe kushtet për të ecur përpara me integrimin evropian.

Ato i përmendi ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien një ditë më parë. Por ai foli edhe rreth manovrave të ushtrisë së Serbisë në kufi me Kosovën.

Profesori universitar Milazim Krasniqi vlerëson se zbatimi i obligimeve në raport me Serbinë janë të domosdoshme për integrimin evropian të Kosovës.

“Qeveria menjëherë duhet t’a dërgoj draftin e Asociacionit në Kushtetuese, dhe pastaj të përshpejtohen procedurat për formimin e Asociacionit sepse zogjtë e malit e dinë se Asociacioni është kusht jo vetëm për KE, por për integrimet evropiane, për partneritetet me SHBA-të. Kryeministri ka luajtur lojë deri tash për të kënaqur masat injorante”, tha profesori universitar, Milazim Krasniqi.

E po i të njëjtit mendim është edhe analisti, Artan Muhaxhii.

“Pa kompromise të domosdoshme, është absolutisht e pamundshme që të shkohet përpara në rrugën evropiane. Asjë vendim i madh për Kosovën, as anëtarësimi në KiE, as ecja drejt përfundimit të dialogut nuk mund të bëhet pa kompromise të domosdoshme. Këtë e din edhe Kurti, sa më shpejtë të veprojë aq më mirë do jetë për Kosovë”, tha Artan Muhaxhiri, analist.

O’Brien deklaroi se Kosova duhet të bëjë hapa drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe para se Komiteti i Ministrave në Këshillin e Evropës të trajtojë këtë pikë, dhe të jetë zbatuar para se Komiteti i Ministrave të votojë për punën e anëtarësimit.

Ai ka deklaruar se Kosova do ta ketë përkrahjen e SHBA-së për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. /Dukagjini/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit