Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport dhe Komisioni për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, kanë diskutuar të martën se deri ku ka shkuar procesi i zbatimit të marrëveshjeve ndërmjet dy Qeverive në fushën e arsimit, raporton Ekonomia Online.
Në këtë takim u diskutua edhe për mundësinë që të mbahet një mbledhje e përbashkët e dy komisioneve parlamentare me ministritë përkatëse për të parë se deri ku janë zbatuar marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e Arsimit.
Kryetari i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Ardian Gola, tha se në këtë mbledhje kanë diskutuar për çështjet dhe sfidat që përballen dyja vendet.
“Listuam një mori progresesh që ka ndodh ndërmjet këtyre dy vendeve, njëkohësisht diskutuam dhe sfidat që janë të përbashkëta lokale por që mund të jenë edhe globale, pra në kuptimin asaj se me këto sfida përballen edhe vendet me të zhvilluara. U dakorduam për dy çështje dhe presim që si komisione homologe të organizojmë një raportim parlamentar për ministritë respektive të Kosovës dhe Shqipërisë për të parë ecurinë e zbatimit të marrëveshjeve tashmë të arritura ndërmjet dy qeverive dhe të shikojmë se ku është çaluar dhe ku kemi pengesë për zbatimin e tyre, ashtu që të marrim investimet e duhura për të zbatuar sa më efektivisht këto marrëveshje”, tha Gola.
E kryetarja e Komisionit për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik nga Kuvendi i Shqipërisë, Flutura Açka, tha nisma e ndërmarra nga dy qeveritë do t’i jetësojnë së shpejti.
“Është një mundësi për të vendosur disa gjera dhe për t’i zbatuar ato dhe për të kërkuar se çfarë themi të mos mbetët vetëm mes neve në komision por të vihet në jetë. Për mua është kënaqësi e veçantë personale. Me vjen mirë që gjej të njëjtën ndjeshmëri dhe ka ardhë momenti që këto dy projekte janë thjesht nisma po duhet edhe vullnet për të vene në jete. Shume shpejt do dalim para shqiptareve që po e qojmë deri në fund dhe besoj që kjo do te jene një gjë admirueshme”, u shpreh