4.4 C
New York
Tuesday, January 6, 2026

Buy now

Zbatimi i marrëveshjes ekzistuese me Serbinë, në listën e dëshirave të Hagreaves për 2026-tën

- Advertisement -

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hagreaves ka shprehur dëshirat e tij për vitin 2026, në lidhje me Kosovën.

Njëra ndër to ishte edhe marrja e iniciativës për dialogun, ku u shpreh se do të donte që politikanët e Kosovës të premtojnë se do të bëjnë gjithçka që munden për zbatimin e marrëveshjes ekzistuese me Serbinë.

Ai gjithashtu tha se Qeveria e re duhet të ketë guxim dhe mençuri politike për të marrë iniciativën dhe siç u shpreh, për të punuar nën lehtësimin e BE-së për të sjellë paqe të qëndrueshme me fqinjin e saj.

“Ne do vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Serbisë që të bëjë të njëjtën gjë. Në vitin 2025, Mbretëria e Bashkuar konfirmoi angazhimin e saj në KFOR për të paktën deri në dhjetor 2028, duke vazhduar të vërë ushtarët e saj në shërbim të sigurisë së këtij rajoni”.

“ Por siguria e vërtetë – ajo lloj sigurie që një ditë do t’ua mundësojë ushtarëve tanë të kthehen në shtëpi, qëndron në një marrëdhënie të normalizuar dhe të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Hagreaves./Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit