-1.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Zbardhet dosja e SPAK: Si ndikoi Berisha në privatizimin e kompleksit “Partizani”

- Advertisement -

Mes faqesh thuhet se biznesmeni Fatmir Bektashi, i vënë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK, ka premtuar dhënien e një pjese të përfitimit që do të realizohej nga shitjet e objekteve që do të ndërtoheshin në territoret e dy klubeve sportive Partizani.

Dhënia e këtij premtimi, mbështetej në kërkesën e realizimit të kthimit të plotë të territoreve si dhe ndryshimin e destinacionit të zonës sportive në zonë banimi, që do të sillte një zhvillim ndërtimi të konsiderueshëm dhe në këtë mënyrë fitim të madh.

“I vetmi që kishte pushtetin e mjaftueshëm për të kontrolluar të gjithë sektorët ku mund të realizoheshin këto objektiva ishte shtetasi Sali Berisha”, thuhet në dosje.

Gjithashtu bëhet me dije se kontaktet për arritjen e këtij qëllimi, janë realizuar nëpërmjet dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi.

Për këtë arsye, SPAK thekson se Sali Berisha në detyrën e kryeministrit, rezulton të ketë realizuar përmbushjen e kërkesave, duke pranuar shpërblim nëpërmjet vajzës së tij Argita Malltezi nëpërmjet shtetasit Jamarbër Malltezi.

Nga ana tjetër, “Malltezi me anë të korrupsionit pasiv, nëpërmjet transaksioneve të fshehta, i ka treguar shtetasit Fatmir Bektashi por edhe trashëgimtarëve të familjeve pronare, se që të arriheshin objektivat duhet të bashkëpunonin duke vendosur në dispozicion 3-5% të pasurisë së tyre”.

Për këtë, SPAK tregon një shkresë të datës 23 nëntor 2022 të Xhimi Begejas drejtuar studios Pustina.

“Me shkresën e dt. 23.11.2022 drejtuar Studio Pustinës, shtetasi Xhimi Begeja i pakënaqur kur janë ndarë përfitimet është shprehur: ” … Ju besova verbërisht sepse Gita dhe Abi më garantuan qysh nga dita e parë ku studio e juaj të jetë garantuesja e ligjore dhe financiare në marrëveshjet e kontratat tona”.

Pjesë nga dosja:

Megjithatë, siç rezultoi nga hetimi, shtetasi Sali Berisha, ka përfituar avantazhe të drejtëpërdrejta, jo vetëm nëpërmjet shfrytëzimit të pasurive të familjes Malltezi, por ai ka përfituar financim nga shoqëria Homeplan sh.p.k në kuadrin e fushatës zgjedhore të vitit 2013, nëpërmjet pagesave që janë kryer, për akomodimin dhe udhëtimin e një këngëtari të ftuar prej tij.

Shtetasi Jamarbër Malltezi duke qëndruar në këtë aktivitet korrupsioni në anën passive, në bashkëpunim me shtetasin Sali Berisha, në pranimin e premtimeve të bëra dhe në vijim siç rezulton nga hetimi, kërkimin e mitës dhe shtënies në dorë të saj, nëpërmjet një sërë transaksionesh, të fshehta dhe kamufluese, i ka treguar që në fillimet e veta shtetasit Fatmir Bektashi por edhe trashëgimtarëve të familjeve pronare, se që të arriheshin objektivat duhet të bashkëpunonin për arritjen e këtyre objektivave, duke vendosur në dispozicion 3-5% të pasurisë së tyre për arritjen e këtyre objektivave, dhe kjo pasqyrohet më së miri në prokurat e lëshuara nga ata.

Por në vijim, pasur parasysh madhësinë e sipërmarrjes së synuar, kontraktimin e shoqërisë Kontakt për zhvillimin e të gjithë trojeve (përveç një pjese ku rezulton shoqëria Eralb sh.p.k.), ka qenë shtetasi Fatmir Bektashi, i interesuar për arritjen e të gjitha objektivave, duke marrë përsipër dhe duke e theksuar thuajse në të gjitha aktet që nënshkruan, kryerjen e shpenzimeve dhe siç rezulton nga hetimi edhe dhënien e përfitimeve/mitës.

Në tërësinë e familjeve të njohura pronare, përvec familjes Begeja, kontaktet mbahen nga shtetasit Fatmir Bektashi dhe personi i shfaqur publikisht tek të tretët, në vend të shtetasit Jamarbër Malltezi, i arritjes së objektivave të kërkuara, shtetasi Xhimi Begeja.

Shtetasi Fatmir Bektashi do të jepte përfitimin e paligjshëm por që të realizonte këtë gjë, duhet të kishte pronat jo vetëm të tijat, por të të pesë familjeve të njohura pronare. Për familjen Begeja, për vënien e tokës në dispoziocion për zhvillimin e ndërtimit, garantues është shtetasi Jamarbër Malltezi, kurse me familjet e tjera pronare, Saliaga, Vaqarri dhe Alimehmeti, kontaktet mbahen nga shtetasi Fatmir Bektashi, me përfaqësuesit e këtyre të fundit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit