Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti viziton këtë të diel Tiranën.
Mediat në Shqipëri kanë zbardhur detaje nga agjenda e takimeve që ka Kurti.
Në këtë vizitë zyrtare, Kuti do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe me kryetaren e parlamentit Lindita Nikolla. Kryeministri i Kosovës do të pritet nga kryeparlamentarja në Kuvendin e Shqipërisë, rreth orës 11:30.
Marrëveshje e arritur ne Ohër mes Kosovës dhe Serbisë pritet të jetë në fokus të bisedimeve mes tyre.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç më 18 mars në Ohër janë dakorduar për marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve dhe aneksin e zbatimit. Palët janë zotuar që menjëherë të nisin zbatimin e pikës 7 të vetëmenaxhimit të komunitetit serbë më Kosovë dhe deklaratën e përbashkët për të pagjeturit.