Olta Gixhari ka hapur sot “Zarfin e Kuq” në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Ajo ka pasur mundësinë të dërgojë në televotim tre banorë të shtëpisë.
Olta ka zgjedhur të dërgojë në nominim Luizin, Bledin dhe Kiarën.
“Unë nuk do të doja absolutisht që të dukem si njeriu që po bëj një dëm të madh, ose që po ndaj njerëz, diçka e tillë, pasi që e gjithë kjo është një lojë. Më besoni që këto ditë këtu, kanë filluar të kthehen për mua në ditë të vështira. Jashtë mase të vështira. Luizi është kujdesur në masë të veçantë për këtë, më vjen mirë që sot e pranoi duke thënë se më ka larguar çdo njeri që më është afruar dhe unë besoj se ja ka dalë. Kjo nuk më bën të ndihem mirë, por unë e di që brenda jam vetëm dhe duhet të luaj vetëm”, ka deklaruar Olta para se t’i thoshte emrat e banorëve.
Ajo ka thënë se duhet të zgjedh mënyrën e lojës së saj, duke thënë se e di çfarë e pret përpara.
Të tre banorët janë dërguar automatikisht në nominim.