Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Big Brother VIP Albania 3 mes Sara Gjordenit dhe Françeska Muratit.
Përplasja mes banoreve ndodhi për shkak të papastërtisë, e nisur nga Françeska.
Ofendimet dhe fjalët kundrejt saj bënë që Sara të eskalojë dhe të bëjë disa veprime të patolerueshme.
Derisa Françeska ishte brenda në tualet, ajo ia mbyllte derën dhe e goditi disa herë.
Në momentin që doli, Sara po e priste jashtë dhe filloi menjëherë me ofendime.
Në ndërkohë, kur e pyetën disa prej banorëve se pse shkove tek dera, Sara tha se dëshiron të dalë në nominim drejtpërdrejt me Françeskën.
Pas kësaj, në shtëpi ka arritur një ‘zarf i zi’ me ç’rast u tha se është anuluar televotimi.
“Banorë Big Brother nuk ju paralajmëron më. Televotimi anulohet. Flasim të martën”, thuhej në njoftim.
Pritet të shihet në spektaklin e së martës se cili do të jetë vendimi për konkurrentët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.