Zana Këpuska me profesion është inxhiniere e telekomunikacionit. Ajo në zgjedhjet e 9 shkurtit synon mandatin e deputetes së Kuvendit të Kosovës me Partinë Demokratike të Kosovës.
Në listën e PDK-së për deputete, Këpuska mban numrin 90 dhe vjen nga Gjakova.
Zana Këpuska ka treguar arsyet se pse ka vendosur të garoj për deputete. Ajo ka thënë se synimi kryesor i saj është fuqizimi i grave dhe të rinjve në vendimmarrje.
“Jam e bindur se përfaqësimi i grave në politikë është thelbësor për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë. Synimi im është të sjellë një zë të ri dhe të fuqishëm në Kuvendin e Kosovës, një zë që do të përfaqësojë jo vetëm interesat e qytetarëve, por edhe aspiratat e rinisë dhe grave të Kosovës”, ka shkruar Këpuska në Facebook.
Postimi i plotë i Këpuskes:
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Unë Zana Këpuska e lindur në qytetin e Gjakovës, me profesion Inxhiniere e Telekomunikacionit, pas një periudhe të gjatë të angazhimit në forumet e ndryshme të partisë, e kam konsideruar se mund dhe duhet të vazhdoj të jap kontributin tim në Partinë Demokratike të Kosovës, por tani në institucionin ku kontributi im është më i drejtpërdrejtë dhe më i fuqishëm.
Sot kam nderin t’ju drejtohem për të kërkuar mbështetjen tuaj për kandidaturën time për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, mbështetje të cilën unë do ta konvertoj në aktivitet, në dobi të qytetarëve të Kosovës.
Gjatë karrierës time në Postën e Kosovës, kam mësuar rëndësinë dhe kulturën e shërbimit, bashkëpunimit për ndërtimin dhe zhvillimin e institucioneve më të forta dhe profitabile. Si një grua e angazhuar dhe e përkushtuar, kam qenë gjithmonë në frontin e përpjekjeve për të promovuar zhvillimin dhe avancimin e grave, ndërsa si nënkryetare e Rinisë Demokratike të Kosovës dhe si aktiviste e vjetër në Partinë Demokratike të Kosovës, kam qenë dhe jam avokuese për mbështetjen dhe promovimin e të rinjve në politikën e vendit tonë.
Jam e bindur se përfaqësimi i grave në politikë është thelbësor për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë. Synimi im është të sjellë një zë të ri dhe të fuqishëm në Kuvendin e Kosovës, një zë që do të përfaqësojë jo vetëm interesat e qytetarëve, por edhe aspiratat e rinisë dhe grave të Kosovës.
Ju premtoj se nëse më jepni besimin tuaj, do të punoj pa u lodhur për:
- Zhvillimin e politikave që mbështesin edukimin dhe inovacionin.
- Fuqizimin e grave dhe të rinjve në vendimmarrje.
- Krijimin e mundësive të reja për punësim dhe zhvillim ekonomik.
- Përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët.
Bashkë, mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për Kosovën tonë.
Ju lutem, më besoni votën tuaj për të përfaqësuar zërin tuaj në Kuvend.
Faleminderit!
#PDK 131 👍
#BedriHamzaKryeministër 1
Zana Këpuska ✅️90