7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Zana Avdiu kërcënohet me jetë pas deklaratave për Granit Xhakën, reagon avokati Koci

- Advertisement -

Avokati Arianit Koci ka publikuar në Facebook disa nga mesazhet kërcënuese që ka marrë aktivistja Zana Avdiu pas deklaratave për veprimin e Granit Xhakës në Botërorin 2022, në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë.

Disa nga kërcënimet që ka pranuar Avdiu në rrjetet sociale janë të rënda e të rrezikshme, ku aktivistja kanoset me jetë për deklaratat e saj.

Njëri nga personat që i ka shkruar Avdiut, e ka kërcënuar atë duke i thënë se “kam met t’qu bashk me hamiden natan”, duke aluduar kështu në gruan shtatzënë që u vra në oborrin e QKUK-së disa ditë më parë.

“”Kam met t’qu bashk me hamiden natan” ose “… t’shkon jeta pr lesh” – janë  vetëm dy prej shumë kërcënimeve që po i merr Zana Avdiu. Hamidja, siç e dini është gruaja shtatëzënë, që u vra mizorisht nga burri i saj. Ka edhe kërcënime tjera të rënda – me dhjetëra sosh, ku përdorët edhe gjuha eksplicite. Gjuhë e flliqt”, shkruan fillimisht Koci.

Avokati Koci ka thënë se kërcënimet e tilla janë të papranueshme.

“Mund edhe të mos pajtohemi me Zanën, por kërcënimet e tilla, janë të papranueshme në një shoqëri të civilizuar. Në anën tjetër, kërcënimi publik dhe fyerja, e stimulojnë kërcënimin edhe më të madh”, ka shkruar Koci.

Postimi i plotë:

“”Kam met t’qu bashk me hamiden natan” ose “… t’shkon jeta pr lesh” – janë vetëm dy prej shumë kërcënimeve që po i merr Zana Avdiu.

Hamidja, siç e dini është gruaja shtatëzënë, që u vra mizorisht nga burri i saj.

Ka edhe kërcënime tjera të rënda – me dhjetëra sosh, ku përdorët edhe gjuha eksplicite. Gjuhë e flliqt.

Mund edhe të mos pajtohemi me Zanën, por kërcënimet e tilla, janë të papranueshme në një shoqëri të civilizuar.

Në anën tjetër, kërcënimi publik dhe fyerja, e stimulojnë kërcënimin edhe më të madh.
Krijohet klimë e linçit publik.

Pas kësaj shpesh, pasojnë edhe veprimet konkrete.

Prandaj, tash po shkojme në Polici me i denoncuar të gjitha kërcënimet.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=5543093839078642&id=100001342424494&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit