Edhe ata që janë vra, a po? Kjo ka qenë fjalia me të cilën i është drejtuar deputeti Arben Gashi, kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit u shpreh kështu:
“Deputeti Krasniqi dhe deputeti Abdixhiku, po flasin si me qenë aktivistë të Vetëvendosjes që kanë dhënë dorëheqje.
Sikur të ishin aktivistë të Vetëvendosjes që kanë dhënë dorëheqje, e janë të pakënaqur me kryetarin.
Por ju jeni PDK e LDK nuk jeni Vetëvendosje.
Nuk e di pse po më kujtohet deklarata e Skender Hysenit që pati thënë se deputeti Abdixihiku është Vetëvendosje në LDK”, ka thënë ai.