18.9 C
New York
Wednesday, October 15, 2025

Buy now

Zafir Berisha pas rezultateve preliminare: Kam marrë ofertë nga PDK-ja dhe VV-ja, të gjitha opsionet i kam hapur

- Advertisement -

Berisha, i cili arriti të marrë 4,94 për qind të votave në Komunën e Prizrenit, ka deklaruar për Gazetën Insajderi se i ka të gjitha opsionet e hapura, ndonëse ka shtuar se është herët të flitet për koalicione.

Unë për dy muaj këtë iniciativën qytetare që e kam formu, menoj që mesatarisht mirë kam dalë edhe pse kam prit pak më mirë, por për dy muaj ka qenë e pamundshme me arritë më mirë sesa që kam dalë partia e katërt në Prizren. Në anën tjetër, kam pasë kërkesa prej të dy taborreve edhe prej PDK-së edhe LVV-së, por jemi duke e analizu njëherë“, deklaroi Berisha.

Megjithatë, unë e kam një ekip dhe elektorat tradicional tash e 25 vite që më ndjekin dhe duhet me u konsultu me ta, përndryshe të gjitha opsionet i kam hapur. Në fakt dje të dy taborret kanë shprehur interesimin me bashkëpunu, por në anën tjetër unë i njoh të dy shkollat politike, edhe PDK-në edhe VV-në, sepse unë tash e 25 vite jam aktiv në Prizren, i njoh mirë si veteran i politikës të dy taborret“, shtoi më tej Berisha.

Berisha ka shtuar se pret që të jetë mirë në votat e diasporës dhe se pritshmëritë e tij janë që ta sigurojë edhe asamblistin e katërt përmes tyre.

Sido që të jetë, unë po e pres rezultatin, sepse pres me marr kuvendarin e katërt, jam duke i pritur votat e diasporës, po pres me dal mirë. Pastaj, me i konsultu miqtë edhe shokët që kemi qenë në këtë betejë politike. Për mu, unë i njoh të dy shkollat, unë bashkëqeveris bashkë edhe me VV-në. Unë Mytën (Mytaher Haskuka) e kam pru në pushtet më 2017-ën, u desht më 2021-ën me e rrëzu e me e pru Shaqën“, ka thënë Berisha.

Komuna e Prizrenit, në bazë të rezultateve preliminare, ka gjasa të mëdha që të shkojë në balotazh. Dy partitë që pritet të jenë në balotazh janë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me Shaqir Totën dhe Lëvizja Vetëvendosje me Artan Abrashin.

Tota ka marrë 41,99 për qind të votave, ndërsa Abrashi ka 29,80 për qind sosh.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me Driton Selmanajn ka marrë 10,66 për qind të votave.

Të ngjashme

Të fundit