4.5 C
New York
Saturday, December 6, 2025

Buy now

Zafir Berisha në listën e AAK’së: Në këtë betejë jam për Kosovën, jo për “kukulla politike” dhe jo për skenarë të dështuar

- Advertisement -

Zafir Berisha, ka njoftuar se do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e AAK’së. Ai tha se po hyn në këtë garë për të luftuar atë që e cilëson si “të keqen” që ka kapluar vendin.

Ai thekson se me Ramush Haradinajn e lidh e kaluara për lirinë dhe përgjegjësia ndaj vendit, duke e parë rreshtimin e tij politik si vazhdimësi të përpjekjeve për Kosovën.

“Prandaj rreshtimin tim në këtë betejë e shoh si vazhdimësi të përpjekjeve tona dhe të të gjithë atyre që e duan Kosovën seriozisht dhe pa mashtrime”, shkroi Berisha në një postim në Facebook.

Berisha ndalet edhe te pritjet se do të rreshtohej krah Bedri Hamzës, por thotë se Hamza është “kandidat kukull në duart e pionerëve pa libreza të PDK-së”, i përdorur për skenarë që, sipas tij, janë të njëjtit që u panë edhe më 9 shkurt.

“Unë nuk kam mund të jam pjesë e asaj loje”, shkruan ai, duke shtuar se është në këtë garë “për Kosovën, jo për figurina politike që tunden sipas interesave të dikujt tjetër”.

 

Të ngjashme

Të fundit