Zyrtari i NISMA-s Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka adresuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “në Kosovë qeverisin monstrumë”, që dje thonin “jo negociata me Serbinë”, ndërsa sot ndihen komod në darka me Vuçiqin.
Postimi i tij pa ndërhyrje:
Në vend të urimit për 12.06.1999,
Dita e paqes në një vend, festohet pas ditës së çlirimit në atë vend!
Pas 23 viteve të triumfit të UÇK-së dhe Nato-s mbi Serbin gjenocidale, kjo e fundit ka filluar të rikthehet fuqishëm në Kosovë, ku mostrumë politik që i ka ushqyer me propagand dhe shpifje kundër luftëtarëve të UÇK-së dhe vlerave të këtij vendi, e kanë “çliruar” Kosovën, nga ata që e kanë “shkatërruar” Kosovën, e cila ishte duke lulëzuar deri në qershor të vitit 1999!
Në Kosovë qeverisin mostrumë, që dje thonin “jo negociata me Serbin”, ndërsa sot ndihen komod në darka me Vuçiqin, i cili edhe pse ka qenë ministër i Millosheviqit, ai nuk paska ditur për gjenocidin serb, gjatë luftës në Kosovë.
Në Kosovë qeverisin mostrumë, që dje trumbetonin bashkim me Shqipërin, sot për ta Shipëria pasqyrohet si vend armik, që qeveriset nga “tradhëtar” të kombit.
Në Kosovë qeverisin mostrumë, që deri në vitin 1999 prindërit e tyre kanë qenë “milic të Serbisë”, të atillë që çdo ditë përjetojn orgazëm lidhur me luftëtarët e UÇK-së që gjenden në gjykatë me dosje serbe në Hagë, e që lavdrohen për kontributin e tyre që i afruan “dosje” kësaj gjykate.
Sot në Kosovë, kriza morale e krijuar nga mostrumë të politikës serbe, ka arritur kulminacionin, ku turma të mëdha të hipnotizuar, nuk janë në gjendje të dallojn vlerën nga antivlere, e as të bardhën nga e zeza, prandaj e kemi situatën në vendin ton, të gjithë kundër të gjithëve, sepse kushtu i duhet Serbisë!
Politika serbe sipas teknikës “përçaj dhe sundo”, ka qenë e theksuar në Kosovë gjatë vitetve 80/90 të shekullit të kaluar, atyre ju erdhi fundi, si do të i vije fundi edhe mbeturinave të tyre aktuale në Kosovë.
Zafa