Zafir Berisha do të jetë kandidatë për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit nga rradhës e Nismës.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Nismës, Fatmir Limaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
‘’Me kënaqësi sot kam nderin të prezantoj para jush kandidatin për deputet, ish-bashkëluftëtarin tim dhe ish-deputetin, kryetarin e NISMA-së në Prizren, Zafir Berisha!’’, ka shkruar Limaj.
Më tutje Limaj ka thënë se Zafir Berisha është një figurë e njohur dhe e respektuar, jo vetëm për angazhimin e tij të palodhshëm në periudhën e luftës, por edhe për kontributin e çmuar që ka dhënë gjatë viteve të shërbimit të tij si deputet i Kosovës.