9.9 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Zafir Berisha: E keqja e madhe në Kosovë quhet Albin

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thënë se është koha që qytetarët e Kosovës të bashkohen rreth një fronti politik.

Ai përmes një video në Facebook ka thënë se e keqja më e madhe e vendit është Albin Kurti.

Është koha që të bëhemi bashkë rreth një fronti politik kundër të keqes së madhe që ka përfshirë Kosovën, e keqe e cila është në pushtet fal njerëzve që i është bërë lavazh truni me propagandë të Sputnikut rus dhe Tanjugut serb”, ka thënë Berisha.

Ai ka thënë se disa mbeturina të Serbisë vazhdojnë të qëndrojnë në Qeverinë e Kosovës.

“Është një moment jetik që të bëhemi bashkë dhe kësaj të keqe të madhe t`i japim fund, e keqja e madhe, e cila në një formë është e barabartë edhe më të keqen e madhe që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës. Vetëm uniteti i pat dhënë fund asaj të keqe që quhej Serbi, mbeturinat e të cilës, për fatin e keq, vazhdojnë të jenë nën ombrellën e Albin Kurtit në Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Berisha.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=7996336873729754&id=100000605623631&mibextid=Nif5oz

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit