Zafir Berisha i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit ishte kandidat për deputet nga radhët e NISMA Socialdemokrate, pretendon se në një qendër të votimit në Prizren ka ndodhur keqpërdorim i votave nga Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas tij, në qendrën e votimit Sh.F.M.U ‘Zef Lush Marku’ në Velezhë të Prizrenit, partisë Lëvizja Vetëvendosje i janë shtuar 100 vota më shumë.
Berisha i ka bërë thirrje Prokurorisë të nis hetimet për këtë rast.
Postimi i plotë:
Problemet e qëllimshme që u shfaqën në ëebfaqen e KQZ-së, gjatë numërimit të votave si dhe mospërputhja e votave me të dhënat që i kemi nga vëzhguesit dhe komisionerët, e vën në pikëpytje gjithë precesin zgjedhor si dhe shton dyshimet e arsyeshme për ndërhyrje në këtê proqesë demokratik nga regjimi në ikje!
Dyshimet shtohen kur kuptohet se kompania që e ka fitu tenderin për pregaditën infrostrukturës digjitale për numërimin e votave nëpër komuna edhe në këto memente nuk po funksionoin, dhe është e afërt me regjimin, natyrishtë se prokuroria e shtetit duhet të veproj.
Në KQZ-së, për këto dallavere dikush duhet të japë pëgjegjësi!