2.5 C
New York
Sunday, February 23, 2025

Buy now

Zafa reagon edhe njëherë: NISMA nuk bën koalicion me Serbinë

- Advertisement -

Kandidati për deputet i NISMA-s, Zafir Berisha, ka bërë një reagim lidhur me debatin që ka nxitur një intervistë e shefit të tij, Fatmir Limaj, në të cilën shtrinë dorën e bashkëpunimit edhe me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Berisha ka thënë se e thotë me kompetencë që “NISMA s’bën koalicion me Serbi”, dhe siç shprehet kandidati për deputet, NISMA është për një qeveri të opozitës dhe me AAK-në do të funksionojnë si një grup parlamentar.

“Pasi të gjithë injorantët e shoqërisë tonë, e që nuk janë pak, përfunduan duke fëlliqur edhe gojën me sharje, fyerje e linçime në raport me intervistën e fundit të Fatmir Limaj, po ja u përsëris me kompetencë atë që e kam thënë “Te Fidani” para intervistës së Fatmirit: “NISMA nuk bën koalicion me Serbi (diskursin serb në Kosovë)”!

  1. NISMA është për qeveri të opozitës.
  2. NISMA dhe AAK do të funksionoj si një grup parlamentar në Kuvend.
  3. 3.NISMA nuk mundet me ja u çelikos zemrat e plastikës dy partive të mëdha opozitare!”, ka shkruar Berisha.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit