11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Zafa kujton betejën për liri a vdekje në Vërri të Prizrenit 26 vjet më parë

- Advertisement -

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në rajonin e Prizrenit, Zafir Berisha – Zafa, ka kujtuar 26 vjetorin e betejës në Vërri të Prizrenit.

Ai ka thënë se fitorja e UÇK-së më 16 korrik të vitit 1998 kundër forcave të okupatorit serb dhe bashkëpunëtorëve të tyre, ishe kushtrim për mobilizim të qindra-mijëra të rinjve që i kapin armët për liri.

“Përballja me forcat e armikut vazhduan edhe me shumë beteja që u zhvilluan gjatë vitit 1998-1999, e të cilat kulmuan më 12 qershorin 1999 ku përfundimishẗ i jepet funde sundimit shekullor sllavë në tokat tona”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Postimi i plotë i Berishës: 

26 vite më parë,
Me 16 korrik 1998 i zhvillua beteja UÇK-së për liri a vdekje në Vërri të Prizrenit, kundër forcave të okupatorit serbë dhe argatëve të tyre!

Pas dështimit të policisë serbe për të më likuiduar në një pritë të ngritur me 7 korrik 1998 te “Laku i Billushës”, ku kishte marrë pjesë personalisht edhe kom. i policisë serbe në Prizren Shekiç, me 16 korrik /98 forcat të mëdha të okupatorit serbë marrin një ofensivë tjetër hakmarrse për humbjet e 7 korrikut kundër pozicioneve të UÇK-së në rajonin e Vërrinit të Prizrenit.

Me 16 korrik 1998 isha me Remzi Ademaj -Petritin dhe Xhevat Berishën në selinë e Shtabit të UÇK-së në Jeshkovë duke u konsultua për disa aktivitetet luftarake, bisedën na ndërpren krismat e mitralozit dhe armëve tjera që vinin nga Lagjja Tusuz e Prizrenit.

Kompania e Batalionit të parë në Tusuz ka pranuar luftën ballë për ballë me forcat e armikut pakë para mesditës.

Krismat e luftimeve u dëgjuan në gjithë Rajonin Vërrinit që ishte i shpallur zonë e lirë e UÇK-së, ende pa dalë në oborr të Shtabit, krismat e luftimeve u përhapen edhe në Kulla të Hoqës për të vazhduar më vonë edhe te Laku Billushës.

Xhevati u nis menjëherë me një pjesë të ushtarëve të Policisë Ushtarake për në Tusuz, ndërsa unë për te Kulla e Hoqës, kurse Remziu shkoi në drejtim të një pozicioni nga ku vërehej e gjithë vija e zjarrit në një kodrin mbi fshatin Hoq e Qytetit.

Pasi arrita në vijat e frontit te vendi ,,Kulla,, me disa të rinjë nfa Hoqa shtrim në rrugë pengesat e improvizuara me vllaqa për të penguar lëvizen eventuale të makineris serbe që ishin afruar afër 200 m.
Nga aty e pashë se forcat serbe me artileri granatonin pozitat tona edhe në Billushë, vetëm e vetëm qe njësitet e UÇK-së nga ai fshat mos mund të vinin në ndihmë njësive të UÇK-së në Hoqë të Qytetit, sepse pozita gjeografike i favorizonte shumë forcat tona që vepronin atje.

Atëherë unë shkoj e i marrë disa nga luftëtarët e Kompanisë së Billushës dhe futemi nga mbrapa forcave të armikut ku tashmë kishte arritur edhe një njësi e policis ushtarake.

Me ndihmën e Xhemës nga Hoqa i cili familjen e kishte mrenda në shtëpi, pikrisht afër vendin ku po zhvilloheshin luftimet, arritëm të dalim mrapa forcave serbe dhe ti sulmojmë në befasi, ndërsa nga pjesa e sipërme përpos luftëtarve nga Hoqa ishte edhe Ymer Shala-Kaqaku e Avdi Shala me një pjesë të luftëtarve nga Jeshkova.

Forcat serbe me panik largohen drejtë bazave të tyre, të turpëruar dhe me humbje të mëdha. Luftimet u ndërprenë edhe në Tusuz ku përveç Xhevat ishin edhe Seladin Berisha dhe Agim Shala, që të tre tani Hero te Kosovës.

16 korriku i 1998 përpos që ishte një ditë lufte e ashpër, ishte edhe një ditë me motë të nxehtë dhe me diell, ku vapa dhe tymi i barotit që dilte nga grykat e pushkëve e bënte të vetën.

Fitorja e UÇK-së me 16.07.1998 kundër forcave të okupatorit serbë dhe bashkëpuntorve të tyre, ishe edhe një kushtrim për mobilizim të qindra-mijra të rinjë që ti kapin armët për liri.

Përballja me forcat e armikut vazhduan edhe me shumë beteja që u zhvilluan gjatë vitit 1998-1999, e të cilat kulmuan me 12 qershorin 1999 ku përfundimishtë i ipet fundë sundimit shekullor sllavë në tokat tona.

Kujtoj me shumë respektë të gjithë ata luftëtar që bënë të pamundëshmen në luftimet me forcat e okupatorit serbo-sllavë, ndërsa përkulemi para atyre që dhan edhe jetën që ne të jemi të lirë!
Me respekt Zafa

.

.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit