20.5 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

Zafa ironizon: Marrëveshja me Danimarkën për burgjet të anulohet, numri i hajnave po rritet

- Advertisement -

Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, ka ironizuar me rritjet e aferave korrutive në vend.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të anulohet marrëveshja me Danimarkën për dhënien në shfrytëzim për disa vite të burgut të Gjilanit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se numri i hajnave në Kosovë po rritet me shpejtësinë e dritës.

Sipas tij, kjo i bën të nevojshme hapësirat e reja të burgjeve në vend.

“Marrëveshja me Danimarkën për me i shfrytëzuar me qira burgjet e Kosovës (Gjilanit) duhet të ndërpritet urgjentisht. Rritja e numrit të hajnave, narkodilerëve dhe sekserëve në Kosovë me shpejtësin e dritës, e bën gjendjen alarmante për hapësira nëpër burgje. Paralel me 12 katëshin në Dubravë duhet të planifikohet edhe një 12 katësh në Shtime për trushpërlar”, ka shkruar Berisha.

Marrëveshja me Danimarkën për me i shfrytëzuar me qira burgjet e Kosovës (Gjilanit) duhet të ndërpritet…

Posted by Zafir Berisha on Saturday, August 26, 2023

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit