3.1 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Yuri Kim: ShBA mbështet progresin e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e BE-së

- Advertisement -

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur procesin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se shqiptarët meritojnë respekt për kryerjen e reformave të vështira deri tani. Ndërsa thekson se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort përparimin e Shqipërisë për t’u bërë anëtar i BE-së.

“Kënaqësi të shoh Shqipërinë të ecë përpara në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Shqiptarët dhe qeveria e Shqipërisë meritojnë respekt për kryerjen e ndryshimeve të vështira deri tani.

SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort përparimin e Shqipërisë për t’u bërë shtet anëtar i BE, përfshirë përpjekjet për të zbatuar reformat e nevojshme,” shkruan ambasadorja Yuri Kim./RTSh/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit