24.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

YouTube lanson formatin me cilësisë të lartë video për të gjithë abonentët me pagesë

- Advertisement -

YouTube Premium mund të jetë shtrenjtuar vitin e kaluar (pothuajse si çdo shërbim tjetër streaming) por të paktën po shton funksionalitete në mënyrë të vazhdueshme.

YouTube Music në veçanti ka marrë shumë përditësime në 2023, por sot YouTube prezantoi disa funksionalitete eksperimental.

Mbase më rëndësishmi është funksionaliteti 1080p me bitrate të lartë i cili do të vijë tek të gjithë përdoruesit e këtij plani me pagesë pavarësisht pajisjes që përdorin.

Filloi si një funksionalitet vetëm për iOS por tashmë ka mbërritur edhe në Android, ueb dhe televizorët inteligjencë. Ky funksionalitet përmirëson cilësinë video duke vendosur më shumë informacion për piksel.

1080p Enhanced filloi të bëhej i disponueshëm për disa përdorues në Verë por tashmë duhet të jetë i aksessueshëm për të gjithë abonentët Premium.

Si pjesë e këtij lajmërimi YouTube theksoi se plani me pagesë Premium tashmë ka 80 milionë abonentë në mbarë botën. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit